play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti për sulmet në veri: Kishin për qëllim vrasjen e policëve

today18/04/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot sërish për sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kurti ka thënë se këto sulme ishin terroriste dhe se për qëllim kishin vrasje.

“Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale

U takon organeve të rendit edhe për të bërë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çfarë duhet të ndërmarrim në vijim që të pamundësojmë sulme të këtilla. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët që kanë pasur për qëllim të vrasin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës ajo që i bëjnë analizat dhe studimet e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë.

“Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës nga MPB dhe Policia e Kosovës”, tha Kurti.

Kujtojmë se të premten në një konferencë të jashtëzakonshme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti bënë të ditur se brenda tri ditëve Policia e Kosovës ishte sulmuar katër herë.

Sulmet ndaj policisë kishin ndodhur me granata dore, AK 47, me vendosjen e iriqëve metalik në rrugë e hedhje të gurëve.

Pastaj edhe të shtunën ndodhi një tjetër sulm kësaj radhe policia ishte sulmuar me mjete piroteknike në Sharpej të Jarinjës.

Ndaj këtyre sulmeve kanë reaguar krerët e shtetit, liderë të partive politike në Kosovë, ambasada amerikane, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%