Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Albin Kurti ka folur në një gazetë zvicerane për largimin e të rinjve nga vendi dhe ardhjen e punëtorëve nga India dhe Tajlanda në Kosovë.
Shefi i qeverisë ka thënë se për fat keq kjo po nodhë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një problem të madh.
“Unë jam edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, siç ka thënë së fundmi presidenti amerikan Joe Biden, njohja reciproke duhet të jetë në qendër. Deri më tani, në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjithmonë na është kërkuar të bëjmë kompromise dhe lëshime, me idenë se Serbia në fund do të na njohë. Por kështu kjo nuk do të ndodhë kurrë” ka theksuar ai.
“Është një problem i madh. Ne kemi shumë juristë dhe politologë që duan të bëhen diplomatë. Por ne kemi vetëm 30 ambasada. Si mund t’i akomodojmë të gjithë këta diplomatë? Ajo që i mungon tregut tonë janë, për shembull, kuzhinierë të trajnuar, muratorë apo floktarë. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë për të zbatuar një sistem dual të arsimit si në Zvicër apo Gjermani” ka theksuar ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)