Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/10/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me emisarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka theksuar se “Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për arritjen e një marrevëshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në takim kreu i ekzekutivit tha se u diskutua edhe për partneritetin mes ShBA-së dhe Kosovës, si dhe ballafaqimin me krizën energjetike.
“Folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dy palëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe procesin e dialogut. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marredhenieve me njohjen reciproke në qendër”, shtoi Kurti në konferencë për media.
“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA në këtë proces. Me ShBA jemi aleat në vlera dhe partnerë në qëllime. Rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj federatës ruse dhe mbështetjen parezervë për Ukrainën dhe popullin e saj përbëjne deshminë dhe aleancën, e parteritetin tonë, dhe të njëjtën kohë dallimin me gjithë të tjerët që nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të vërtetës dhe të drejtës”, përfundoi Kurti./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)