play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti: Parimi i reciprocitetit, thelbësor në bisedimet e 21 prillit

today18/04/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

Sipas Kurtit, më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje.

“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Kurti gjatë homazheve që bëri të hënën te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti.

Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Kjo marrëveshje i pati dhënë fund bllokadës 12 ditore që serbët kishin bërë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të pakënaqur me reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Këtij reciprociteti, Kurti tha të hënën se do t’i përmbahen edhe në takimin e 21 prillit në Bruksel.

Në adresimin për media pas homazheve, kreu i Qeverisë është deklaruar edhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Duke i dënuar ashpër ato, Kurti i ka quajtur këto sulme terroriste, me të cilat kanë tentuar t’i vrasin pjesëtarët e Policisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Policia e Kosovës i bëjnë analizat mbi shkaqet e rrethanat të këtyre sulmeve që i kemi dënuar ashpër. Janë sulme terroriste ndaj policisë që në veturat e tyre patën fat që mbetën vetëm me dëme materiale. Ju takon organeve të rendit të bëjnë hetimet mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin dhe për të shikuar se çfarë duhet ndërmarrë në vijim për sulme të tilla. Këto sulme nuk janë mbi të mirat materiale e as mbi qytetarët, por mbi policët që qëllim kanë pasur të vrasin, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe asnjë pjesëtar i policisë nuk është lënduar”, ka thënë ai, duke shtuar se Qeveria nuk do të ketë asnjëherë tolerancë me strukturat ilegale të Serbisë.

Kurti ka folur edhe për pretendimet e fundit nga Serbia se Kosova është furnizuar nga Mbretëria e Bashkuar me një sasi të madhe të armëve antitank të llojit “Javelin”, për çka ka thënë se deklaratat e Beogradit nuk duhet assesi të merren si fakte.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk duhet kurrsesi t’i merrni si fakte. Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes është rritur për 52 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i merrni është të merrni informacione nga Ministria e Mbrojtjes, nga FSK-ja e kurrsesi nga Beogradi”, ka thënë Kurti.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%