Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/06/2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Këto komente Kurti i bëri sot, ku së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.
“Në këtë bashkëpunim ne duam të kemi barazi të palëve që e gjejmë në Procesin e Berlinit. Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ka shtete që nuk e kanë dënuar dhe nuk kanë dhënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën në Ukrainë. Kemi shtete si puna e fqinjit tonë veriore që është nga ana ruse. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës. Ju e dini që Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës dhe as kartën e identitetit. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ le të hapet Serbia për Kosovën dhe le të mbyllet për Federatën Ruse. …Bashkimi Evropian është fati ynë dhe Evropa është kontinenti ynë”, u shpreh ai.
I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se mund t’i japin Kosovës energji elektrike, në këmbim për thëngjill, Kurti tha: “Presidenti i Serbisë bën mirë që të orientohet në introspeksionin e shoqërisë dhe shtetit atje dhe të heq dorë nga mohimi i masakrës së Reçakut. Përveç se nuk po e pranojnë Kosovën e pavarur po i mohojnë dhe krimet e Millosheviqit…”.
Kurti po ashtu përmendi dy lajme të mira: “Këtë javë kishim një lajm të mirë, dështimin e mikpritjes në Beograd të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe kjo u bë duke ju falënderuar tre anëtarëve të NATO-s: Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi. E kemi dhe një lajm të mirë se nesër do të na vijë për vizitë kancelari gjerman Scholz, për një lloj freskimi për procesin e Berlinit. Do t’i bëjmë një pritje të lartë shtetërore kancelarit Scholz”.
Ai gjithashtu u pyet për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ku tha se kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
“Ndërkaq me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe pas dy javëve kemi një mbledhje të përbashkët të dy qeverive”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)