play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti në Zvicër merr përkrahje nga Berset për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

today24/05/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, pas një vizite të gjatë në SHBA, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku po merr pjesë në “World Economic Forum” që po mbahet në Davos. Kurti ka takuar sot  zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, nga i cili ka marrë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Berset ka thënë se Republika e Kosovës është shtet prioritet për Konfederatën Zvicerane.

Siç njofton ZKM, në këtë takim është theksuaar zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

“U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“U bisedua për mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për të siguruar drejtësi sociale dhe ekonomike, si dhe mundësitë e shkëmbimit bilateral në fusha të ndryshme, e veçanërisht në shëndetësi”, vazhdon komunikata.

Tutj në komunikatë thuhet se “Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë”.+

Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Berset ka thënë se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe botës demokratike, për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%