Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/09/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin digjital “Prishtina 2022”, ka thënë se digjitalizimi është prioriteti kryesor i Qeverisë.
“Samiti i digjitalizimit i bënë bashkë politikbërsit nga regjioni e BE-ja, që ti shkëmbejnë idetë përvojat e planet që kontribuojnë në tranzicionin e ardhshëm digjital. Digjitalizimi e ngrit cilësinë e shërbimeve, llogaridhënien e zyrtarëve dhe transparencën e proceseve në administratën publike në arsim, shëndetësi etj. Ne do të lehtësojmë këtë duke fuqizuar administratën publike dhe përmirësuar sistemin edukativ”, tha Kurti.
“Siguria kibernetike që duhet të sjell qëndrueshmëri kibernetike te institucioneve, bizneseve të shtetit në përgjithësi karshi sulmeve të ndryshme. Pra jo vetëm që do të ndalojnë këtë, por do të kenë një efekt më të rëndë në sigurinë kombëtare. Për këtë, këto nuk janë vetëm disa kërcënime të përditshme. Siç e dini para disa dite kemi pasur sulme kibernetike, duke ju qasur kësaj ne kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë.”, tha ai.
Kurti gjithashtu tha se gjatë këtij samiti do të ketë katër gara mes të rinjve të të gjitha shteteve në robotikë, kodim, lojëra kompjuterike etj./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)