Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/06/2023
Kryeministri Albin Kurti iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, përmes një video.
Përmes mesazhit Kurti është shprehur se duhet ecur se bashku drejt një të ardhmeje më të mire.
Më tutje Kurti thotë se tashmë presidenti i Serbisë është penduar që i ka thënë Po marrëveshjes e që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës.
‘’Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. E kam të qartë tani që presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet duke thënë PO, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës’’, ka shtuar më tutje Kurti.
Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk e toleron kulturën e dhunuesve, është shprehur po ashtu Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)