play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti-Lajçakut: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, BE-ja të mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme

today11/05/2023

Background
share close

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar për takimin që kishte me  përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

I pari i ekzekutivit ka bërë të ditur se Lajçakut i ka theksuar nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi.

Ndër të tjerash, kryeministri Kurti gjithashtu theksoi që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes së Ohrit.

“Mirëpritëm Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) në zyrat tona të qeverisë sot. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti.

 

Pas takimit me kryeministrin, Lajçak ka thënë se kishte diskutime intensive dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti për hapat tutje në rrugën drejt normalizimit.

Ai po asht ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh.

“Isha në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin Bisilimi për rrugën përpara normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme se kemi kuptim të plotë për hapat dhe diskutime të rëndësishme për të gjitha aspektet. Do të kem diskutimet e njëjta nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel do të takohem me kryengociatorët nga të dy vendet. Ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin dhe duhet të ide të qarta për hapat në vijim. Kishim diskutime intensive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti”, u shpreh Lajçak.

I pyetur se a mund të vijë deri te tensionimi i situatës në veri, pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, Lajçak tha se janë dy rrugë përpara: normalizim ose konfrontim, dhe se kjo e fundit nuk është në interes të askujt.

“Mund të kemi normalizim ose konfrontim dhe ne duam të përkushtohemi plotësisht në normalizim. Tensionet nuk janë në interes të askujt”, u shpreh Lajçak.

Ai ka bërë të ditur se ditën e sotme do të qëndrojë edhe në Mitrovicë ku do të takohet edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

“Po shkoj në veri, por me mua është me rëndësi të bisedoj edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe të dëgjoj edhe perspektivën e tij për situatën”, u shpreh Lajçak.

Lajçak foli edhe për modelet e Asociacionit, teksa tha se BE e ka bërë të qartë se për ta është i pranueshëm çdo model që që bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe me modelet evropiane.

“Për BE-në, çfarë është e pranueshme, është çdo gjë që bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe me modelet evropiane. E kemi thënë këtë qysh në fillim”, u shpreh Lajçak. /Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%