play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti kërkon të mos futen në një thes Vettingu dhe Byroja Shtetërore

today14/07/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e Kuvendit tha se Vettingu dhe Byroja Shtetëore s’duhet të futen me një thes pasi janë dy procese të ndryshme raporton Gazeta Express.

“Përveç kësaj duhet ta bëjmë ndarjen e qartë të gjërave që nuk janë të njëjta. Byroja për verifikimin dhe konsifkimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Vettingu nuk janë e njëjta gjë. Nuk është mirë të fusim gjithçka në një thes. Duke e ditur se Vettingu merr kohë i vetmi efekt është të shtyhet Byroja Shtetërore dhe ky është gabim. Njëra ka të bëjë me të gjithë zyrtarët shtetërorë e tjetra për sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Ai tha se LDK s’ka pranuar që të takohen si dy parti për të diskutuar Vettingun por vetëm në Kuvend.

“Unë e falënderoj PDK-në dhe AAK-në për çështjen e Vettingut, LDK ka thënë se takohemi në Kuvend sepse s’është e nevojshme të takohemi si parti politike. Unë mendoj se duhet të takohemi si parti politike dhe jam i gatshëm që të vazhdojë ky proces i konsultimeve jo vetëm se nevojiten ndryshimet kushtetuese por bëhet fjalë për një proces me shumë vendime që tejkalon mandatin tonë e mbase edhe pas mandatit të mandatit tonë”, ka thënë Kurti.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%