play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti: Kam qenë në dijeni të planit për tri atentatet, nuk e di sa jam i sigurt, por ndjehem i sigurt

today21/09/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti në “Samitin Digjital” ka folur edhe për atentantin e planifikuar ndaj tij në vitin 2021, teksa konfirmoi se ka qenë në dijeni për të trija rastet

Shefi i ekzekutivit tha “sa jam i sigurt nuk e di, por mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt” e që “sigurinë e vendosin organet e sigurisë”, derisa ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni të planit për tri atentatet, por kanë vlerësuar se publikimi i atij plani ndihmon vetëm ata të cilët e kanë bërë.

“Sa jam i sigurt nuk e di, mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt, ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin. Prandaj me të drejtë kemi vlerësuar se më mirë është të mos bëhet publike, por çfarë masash do merren në vijim”, tha kryeministri i vendit.

“Sa i përket masave që duhet të merren për Institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit, janë organet shtetërore të sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti.

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë në vitin 2021 ka zbuluar një plan për atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, si dhe Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës./Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%