Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për darkën e tij joformale mbrëmë në Berlin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se gjatë darkës, siç e quajti të punës, para vetes ka pasur kushtetueshmërinë dhe ligjin e Kosovës, rrjedhimisht ka mbrojtur interesin e Republikës.
Gjatë konferencës për medie me ministren gjermane të Mbrojtjes, kreu qeveritar u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat dhe çështjen e energjisë në veri.
Takimi Kurti-Vuçiq ishte i pari midis tyre që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Nga BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, ka pasur disa përpjekje për të aranzhuar një takim të ri midis tyre, por deri më tani pa sukses.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar më herët se nuk do t’i ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pa pasur tregues të qartë se në një takim të tillë do të arrihej përparim konkret.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në qershor, dhe më pas në korrik të vitit 2021. Asnjëri takim nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret.
Ngecjen në bisedime besohet se e kanë shkaktuar mospajtimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në vitin 2013, dy vendet kanë arritur marrëveshje për themelimin e këtij asociacioni, por zbatimi i saj në terren ka ngecur.
Kryeministri Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Serbia insiston në formimin e tij.
Bashkimi Evropian, disa herë, u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura.
Dy vendet janë të angazhuara në dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren., njofton Telegrafi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)