play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti i tregon tri temat që i foli me Ramën në “takimin urgjent”

today14/09/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Edi Ramën ka folur për sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.

Kurti të martën doli urgjent nga konferenca për media për t’u nisur drejt Tiranës për takim me Edi Ramën.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm, e para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, ka deklaruar Kurti.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka shtuar Kurti.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mëherhsmë të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurit.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës. /Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%