play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti e quan të rrezikshëm propozimin për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti

today01/06/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për efektet e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj, si rritja e çmimeve të produkteve bazike.

Kurti u kujdes ta theksojë qëndrimin e Ekzekutivit kundër tërheqjes së një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti. Sipas kryeministrit, ky propozim është i rrezikshëm dhe e rrënon sistemin pensional të vendit, raporton Gazeta Express.

“Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse gjysma e tyre joaktive, në Trustin pensional të Kosovës, 92% e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro. Kurse 80% të llogarive, apo mbi 500 mijë sosh, kanë në mesatare vetëm 1,100 euro në llogari”, tha ai.

Sipas tij, nga ky vendim do të përfitonin më pak se 8%.

“Pjesa më e madhe, apo afërsisht gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8% të bartësve të llogarive, që kanë afërsisht gjysmën e mjeteve të akumuluara”, tha Kurti.

“1.2% përafërsisht e individëve që kanë llogari në Trust, kanë në mesatare 30 fish më shumë sesa 80% e qytetarëve me llogari të hapura në Trust. Andaj këta 8% do të ishin përfituesit kryesorë të një skeme për rrënimin e trustit pensional të vendit”, shtoi ai.

Kryeministri tha se opozita po tenton të “manipulojë me qytetarët për t’i arritur qëllimet e tyre personale”.

“Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani, ta zgjidhim ne një rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen, edhe të mos e fitojmë të tashmen”, tha Kurti.

“Ne mbase jemi brezi i parë që mund të ketë pleqëri të dinjitetshme. Nëse edhe këtë e rrënojmë që sot, atëherë edhe brezi ynë po e humbet këtë mundësi që e kemi ndërtuar e po e ndërtojmë të gjithë së bashku”, tha kryeministri.

Paraprakisht Kurti tregoi se Qeveria i ka ndihmuar pensionistët dhe përfituesit e ndihmave sociale, që tha se janë më të prekurit nga rritja e çmimeve.

“Ne besojmë që problemi i kësaj kategorie nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit, meqë ky grup as edhe që ka mjete të akumuluara në Trust”, tha ai.

Kurti theksoi se edhe Lista Serbe e mbështet propozimin për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, duke theksuar se deputetët e pushtetit nuk do ta votojnë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%