Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se duhet të formohet Komision i përbashkët për rishikim e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se janë të gatshëm për formimin e këtij komisioni për të korrigjuar, siç ka thënë ai gabimet e bëra.
Kryeministri përmendi se edhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.
Kurti ka thënë se së pari është dashur të ketë rishikim e pastaj korrigjim, por që Qeveritë e mëparshme sipas tij gabuan në hapa.
“Në Qeveri është aprovuar raporti me mbi 800 faqe por mendimi që ne kishim është se së pari rishikim e pastaj ratifikim. Qeveria e asaj kohe veproi keq me së pari ratifikim e pastaj korrigjim. Pala malazeze është shumë e varur nga raportet politike në vendin e tyre. Jemi të gatshëm dhe në pritje”, tha Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)