play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti dhe Vuçiq takohen ndaras me Borrellin dhe Lajçakun

today22/06/2023

Background
share close

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë- Serbi, kanë zhvilluar të enjten takime të ndara bilaterale fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, takimi i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajpak sme Vuçiqin ka përfunduar.

Ndërkaq pritet që Borell dhe Lajçak të takohen sërish me kryeministrin e Kosovës, Kurtin.

Më herët, Borell kishte shkruar në Twitter se “Idetë konstruktive dhe gatishmëria për kompromis janë ato që nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veriun e Kosovës”.

“Nga palët pritet ulja e tensioneve dhe përmbushja e obligimeve të tyre, pa parakushte”, ka shkruar Borrell në rrjetin social Twitter, pas përfundimit të takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, dhe në nisje të takimit me udhëheqësin serb.

Më herët, Borrell ka shkruar se “situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”.

Në paraditen e së enjtes, Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka thënë se Borrell dhe Lajçak “do të kenë një seri takimesh për menaxhimin e krizave” me Kurtin dhe Vuçiqin.

Takimet në Bruksel me gjasë do të jenë vetëm takime dypalëshe, mes bartësve të dialogut, Kurti, dhe Vuçiq, me zyrtarët e lartë evropianë.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferencë për shtyp, të enjten, nuk ka treguar saktësisht se a do të ketë apo jo takim trepalësh.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët, gjatë 22 qershorit, ka thënë se të enjten do të takohet me Borrellin, por jo edhe me Kurtin.

Pas takimeve është paralajmëruar që Borrell të prononcohet për mediat.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se në takimin e Brukselit do të insistojë për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Tre policë kufitarë të Kosovës janë arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor. Autoritetet serbe thonë se ata janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e Kosovës theksojnë se tre policët kosovarë janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%