play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti dënon sulmet masive ruse në Ukrainë: Kush bashkëpunon me Rusinë është bashkëfajtore

today11/10/2022

Background
share close

Sulmin masiv me raketa në qytetin e Zaporizhzhia të Ukrainës nga ana e forcave pushtuese ruse që ngjau mëngjesin e së martes e ka dënuar edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Kurti bëri thirrje që bota demokratike të flet njëzëri, derisa aludoi edhe në Serbinë kur tha se çdo shtet që synon bashkëpunim me Rusinë në mesin e luftës së tmerrshme pushtuese ruse, është bashkëfajëtore me këta të fundit.

Kujtojmë se vetëm kohëve të fundit kryediplomatët e Rusisë dhe Serbisë nënshkruan plan konsultativ për bashkërendim të politikave të jashtme.

“Bashkohem me ShBA-në dhe BE-në dhe aleatët tanë tjerë në dënimin ndaj sulmeve brutale në zonat civile anëegjerë Ukrainës. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: cilido shtet që synon bashkëpunim me Rusinë në mesin e kësaj lufte të tmerrshme është bashkëfajëtore në pajosat e saj”, ka shkruar Albin Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Mëngjesin e së hënës, Rusia granatoi edhe qendrën e kryeqytetin ukrainas, Kyivit, ku pati edhe viktima dhe dhjetëra të lënduara.

Presidenti i Federatës Ruse paralajmëroi edhe sulme të tjera si kundpërgjigje ndaj shpërthimit të urës lidhëse mes Krimesë dhe Rusisë./Reporteri.net/.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%