Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/11/2022
Kryeministri i Kosovws Albin Kurti, wshtw prononcuar pas takimit qw ka pasur nw Bruksel lidhur me arritjen e marrwveshjes pwr targat.
Ai e fajësoi shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.
Kurti tha se afati ishte caktuar për në marsin e vitit 2023.
“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serb. Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Shpresoj që BE ti rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)