Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/08/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të lëshohen dokumente hyrje-dalje, ose dyja palët do t’i anulojnë ato.
Për BBC serbe, Kryeministri i Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
”1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti për BBC serbe foli edhe për takimin e 18 gushtit në Bruksel, ku tha se bisedimet po ndodhin në dy traka, e para është takimi mes liderëve ku do të jenë dy pika: elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet e tashme, dhe besoj se do të ndjekim këtë rend.
“Në lidhje me çështjen e Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, kryeministri tha se pala kosovare i kreu obligimet e saj “për dy ditë” derisa Beogradi “nuk e bëri as për tetë javë”, tha Kurti, përcjell Reporteri.net.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)