Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/09/2022
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës ka disa këshilla për dyqanet e vogla, se si ta kursejnë energjinë elektrike.
KEDS thotë se “kursimi është i domosdoshëm në këtë periudhë”, andaj kanë përgatitur “katër këshilla kursimi”.
Këshilla kursimi për dyqanet e vogla
Meqënse kursimi është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme. Në këtë njoftim, gjeni disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla.
– Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonës. Rregullimi i teromostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.
– Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.
– Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.
– Pastroni shpesh poçat elektrik nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.
– Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni lllamba efiçiente, pra llamba LED.
– Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa paisje ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)