play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kur duhet pastruar dhëmbët, para ose pas ngrënies së mëngjesit?

today15/11/2024

Background
share close

Mbajtja e higjenës orale është thelbësore jo vetëm për të pasur një buzëqeshje tërheqëse, por edhe për të shmangur problemet shëndetësore.

Megjithatë, është ngritur një diskutim se a duhet pastuar dhëmbët para apo pas ngrënies së mëngjesit, shkruan Express.co.uk.

Por, kur duhet t’i pastrojmë?

Stomatologia, Maria Rubio, e cila punon në një klinikë në Madrid, ka dhënë këshillën e saj se kur duhet pastruar dhëmbët.

Eksepertja rekomandon që të hani pastroni dhëmbët para se të hani mëngjesin, duke argumentuar pse.

Ajo shpjegoi se ndërsa ne flemë, goja jonë përjeton një reduktim të rrjedhës së pështymës, duke i lejuar bakteret të rriten më lirshëm.

“Natën, fluksi i pështymës tonë është shumë më i ulët dhe kjo do të bëjë që në mëngjes kur zgjohemi, bakteret të jenë në kulmin e tyre”.

Kjo baktere ushqehet me mbetjet e ushqimit që ne hamë, duke prodhuar acide të cilat mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të nxisin lezione të tilla si kavitetet e frikshme.

“Nëse hamë mëngjes, ne i ushqejmë ato baktere, duke i bërë ato shumë më aktive dhe duke gjeneruar acide që do të jenë të dëmshme për dhëmbët tanë, duke nxitur kështu lezione si kavitetet”, tha dentistja.

Ajo përfundoi: “Prandaj, është shumë më mirë të lahen para se të hamë mëngjes”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%