Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Artisti Roland Masurica ishte i ftuar në studion e Geg FM më 17 shkurt, ku ndau kujtimet dhe historinë pas muralit simbolik të realizuar në vitin 1999 në hyrje të Gjilanit, shkruan KultPlus.
Gjatë bisedës në emisionin “Zgju”, Masurica riktheu momentet kur, si student i Fakultetit të Arteve, së bashku me një grup të rinjsh vendosën të shprehin falënderimin ndaj aleatëve ndërkombëtarë përmes artit.
Ideja filloi si një mesazh spontan “Thank You USA” në një objekt privat, por shpejt u shndërrua në një projekt kolektiv në tunelin e hyrjes së qytetit, ku u pikturuan flamujt e shteteve aleate, simbolet e NATO-s dhe mesazhe falënderimi në gjuhë të ndryshme.
Masurica rrëfeu se punimet zgjatën me javë dhe u realizuan në një rrugë ku kalonin vazhdimisht forcat ndërkombëtare, të cilat shpesh ndaleshin për të fotografuar muralet dhe për të përshëndetur të rinjtë që po punonin.
Edhe pse murali pësoi ndërhyrje restauruese ndër vite, artisti ruan ende skicat dhe fotografitë origjinale të punës, duke e konsideruar këtë projekt një pjesë të rëndësishme të kujtesës artistike dhe qytetare të Gjilanit. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)