Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/08/2022
Nëse do të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ai mund të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji.
Kështu tha për CLUB FM, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu duke shtuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian.
Kryeziu tha se Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale, por se për takimin e 19 korrikut, ishte pala serbe që kishte kërkuar të shtyhej takimi.
“Siç e dini, takimi i paraparë të mbahej me 19 korrik dështoi sepse Beogradi zyrtar refuzoi që ai të zhvillohet duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, ai pritet të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji”, tha Kryeziu. /Club FM Kosova/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)