Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/03/2022
Çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë është duke u rritur për çdo ditë nga 8 deri në 10 centë.
Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro, por naftëtarët paralajmërojnë se një litër naftë do të arrijë në 2 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani paralajmëron se me këtë trend të ngritjes së vazhdueshme, çmimet pritet të arrijnë deri në 2 euro për një litër naftë.
“Sot çmimet derivateve në tregun e Kosovës sillen prej 1.55 deri në 1 euro 61 centë. Ndërsa, çmimet e furnizimeve sot janë 1.56 centë…Këto janë çmime ekstreme, lufta e ka bërë të veten, çmimet janë enorme të shtrenjta dhe janë duke u shtrenjtuar në çdo moment. Sa i përket çmimeve se a do të shkon deri në 2 euro për një litër naftë, trendi është duke treguar se do të rriten çmimet dhe do të arrijnë 2 euro, në Shqipëri veç ka mbërri 2.20, kështu që kjo pritet të jetë edhe në Kosovë”, thekson ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)