Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Club Fm.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka shkruar në Facebook se takimi me Lajçakun ishte edhe arsyeja që Kurti e lëshoi seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Kryeziu./ClubFm/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)