Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/07/2022
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurit sot do të priten nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken
Takimi me të do të ndodhë në ditën e dytë të qëndrimit të dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët udhëtuan atje për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.
“Mezi presim takimin me Sekretarin Blinken sot për të forcuar më tej partneritetin tonë të hekurt. Krahas kryeministrit Kurti, ne do të diskutojmë për mënyrat që t’i afrojmë dy popujt dhe vendet tona në këtë kohë kyçe për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botën”.
Takimi në Departamentin e Shtetit ndërmjet Osmanit, Kurtit dhe Blinken do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 sipas orës sonë lokale.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)