play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kryediplomati grek: Mbështesim dialogun dhe rrugën drejt BE-së, Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura

today20/12/2022

Background
share close

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun grek, Nikos Dendias, kanë mbajtur konferencë për media.

Dendias tha se është e rëndësishme që në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohen marrëveshjet që janë arritur deri më tani dhe të mos ketë përshkallëzim të situatës.

“Siç kemi biseduar, e mbështesim diskutimin Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme”, ka deklaruar Dendias, duke shtuar se duhet të zbatohen marrëveshjet nga të dyja palët.

“Mbështesim rolin e EULEX-it që ka në Kosovë po ashtu edhe Lajçakun dhe Escobarin. E nderuara Donika është zotimi ynë që Ballkani Perëndimor të jetë në rrugën drejt BE-së”, u shpreh Dendias.

Ai shtoi se BE-ja është destinacioni i fundit për gjithë Ballkanin Perëndimor, andaj tha se duhet shtyrë bashkëpunimin në aspekt të stabilitetit dhe prosperitetit.

“Bashkimi Evropian është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Dendias foli edhe gadishmërinë e Greqisë të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në fushën energjisë, duke përmendur kështu largimin e Kosovës nga varësia e thëngjillit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%