Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përfaqësuesja e Kosovës U-17 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Ukraina në ndeshjen e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17.
Ndeshja që shënonte rikthimin e ekipeve kombëtare të Ukrainës në garat e UEFA-s pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet, shkoi gjithçka mirë për ta, por jo edhe për Kosovën.
Ekipi i Kosovës U17 nuk arriti të marrë rezultat nga përballja e zhvilluar në “Stadio Comunale Stefano Lotti” në Itali.
Në fakt, ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi e mbylli pjesën e parë si e barabartë, duke krijuar disa raste për gol, por pa pasur sukses.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të me anë të Dmytro Kremchanin, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Oleksiy Gusiev (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 0-2.
Në ndeshjen e ardhshme, Kosova U17 luan ndaj Italisë, ndërsa Ukraina luan me Poloninë.
Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)