Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, deklaroi se në Kosovë është shtuar fluksi i turizmit, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, e kjo sipas tij për shkak të promovimit të mirë.
“Çdo lëvizje nga një vend në një vend tjetër konsiderohet turizëm. Shpenzimi, pra deri diku konsiderohet turizëm, lëvizjet janë ato që e shtyjnë turizmin përpara. Në pandemi dihet që s’kishte lëvizje, me ç’rast s’kishte as turizëm. Po mundohemi ta fusim Kosovën në pako ballkanike të turizmit, çka është diçka pozitive dhe po shkon mirë deri më tash”, deklaroi ai.
Sipas kreut të Unionit, kjo organizatë është shumë aktive dhe po jep maksimumin për t’iu ofruar qytetarëve mundësi të mira për turizëm. Deri më tani, Hoti tha se kanë prezantuar në tri projekte ndërkombëtare promovuese.
Ai theksoi se në ditët e sotme, bizneset po e kanë problem gjetjen e kamerierëve dhe të recepsionistëve profesionistë.
“Është lajm i mirë që ekspertë të fushës do të vinë të bëjnë trajnime në tri nivele. Do të ketë certifikim nga universiteti i Kanadasë, certifikimi është i njohur ndërkombëtarisht. Të gjithë këta që do të trajnohen, do të punësohen. Unioni të gjithë i punëson, çështja e pagës nuk është më 260 apo 280 euro, kështu që po besoj që ka të interesuar”, shtoi Hoti.
Kryetari i Unionit të Turizmit potencoi se bashkatdhetarët kanë lënë mjete të mëdha buxhetore në Kosovë, derisa tha se Kosova ka mjaft vende atraktive që mund të vizitohen.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)