Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kosova ka nisur negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet e Asociacionit Europian për Tregti të Lirë (EFTA).
Raundi i parë i negociatave pritet të nisë në fund të muajit gusht 2022, siç ka njoftuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila zhvilloi takime me disa ministra të shteteve anëtare të EFTA-s, në Borgarnes të Islandës
Në fjalën e saj, Hajdari ka dhënë zotimin e Kosovës për krijimin e një mjedisi afarist që do ta bëjë Republikën e Kosovës një destinacion më konkurrues në Europën juglindore.
Hajdari tha se në takim ka paraqitur edhe treguesit e performancës së vendit tonë ku kemi shënuar si asnjëherë më parë rritje ekonomike, rritje të treguesve të demokracisë, lirisë së të shprehurit dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës, me qëllimin për të siguruar një të ardhme më të ndritur për shoqërinë tonë, rininë tonë.
“Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është jetik për Republikën e Kosovës dhe synon zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, duke u fokusuar në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve të bazuara në interesa të përbashkëta në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve”, ka thënë Hajdari, siç njofton faqja zyrtare e EFTA-s.
Hajdari atje ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është jetik për Kosovën në aspektin politik sa i përket partnerëve të tjerë tregtarë dhe investitorëve të huaj dhe dua të konfirmoj edhe një herë se një qëndrim i tillë sot paraqet një vendim të rëndësishëm në hapjen e ekonomisë kosovare drejt mundësive të reja zhvillimore.
Ministrja e Tregtisë këtu ka përmendur edhe diasporën e Kosovës në këto shtete, të cilën e cilësoi si thesar. Megjithatë, ajo tha se diaspora është thesar më i vogël krahasuar me popullësinë në Kosovë, e cila është nën 35 vjeç dhe “për këtë arsye puna jonë dhe angazhimi i qeverisë është që të sigurojë një progres të mirë për të ardhmen e popullit tonë, të rinisë sonë dhe për dërgesat e diasporës sonë për t’i sjellë ata të investojnë”.
Por, cilat janë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Kosovës deri tash?
Tregtia dypalëshe e mallrave EFTA-Kosovë është rritur me shpejtësi që nga viti 2002 dhe ka arritur në më shumë se 127 milionë dollarë në vitin 2021. Eksportet kryesore të EFTA-s në Kosovë në vitin 2021 ishin automjetet, duhani dhe produktet farmaceutike. Në të njëjtin vit, importet e mallrave nga Kosova përbëheshin kryesisht nga mobilje, plastika dhe artikuj prej hekuri dhe çeliku.
Shtetet e EFTA janë tregtari i trembëdhjetë më i madh i mallrave në botë dhe tregtari i tetë më i madh në shërbimet tregtare, si dhe aktorë të rëndësishëm në investimet e huaja direkte. Përveç Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe marrëveshjeve dypalëshe Zvicër-BE, EFTA ka 29 marrëveshje të tregtisë së lirë (FTA) me gjithsej 40 vende partnere në mbarë botën./Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)