play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Kosova mëson kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 – short jo i pamundur për Dardanët

today13/12/2024

Background
share close

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot (e premte) kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtaret evropiane kanë zbuluar tashmë kundërshtarët e tyre, ku gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe.

Megjithatë, vëmendja është tek Kombëtarja e Kosovës, e cila ka rënë në Grupin B, ku nuk do të ketë punë edhe aq të lehtë, por jo të pakalueshme.

Në këtë grup, Kosova do të përballet me kombëtare të mëdha si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.

Kur janë ndeshjet?

Ndeshjet do të zhvillohen në 10 ditë ndeshjesh gjatë pesë pushimeve ndërkombëtare.

Këto pushime ndërkombëtare janë 21-25 mars, 6-10 qershor, 4-9 shtator, 9-14 tetor dhe 13-18 nëntor.

Sidoqoftë, asnjë ekip nuk do të luajë kualifikueset e Kupës së Botës në të gjitha ato data, sepse ka maksimumi tetë ndeshje.

Disa skuadra do të fillojnë në mars, të tjerat do të fillojnë në qershor dhe grupet me katër skuadra nuk do të fillojnë deri në shtator. Këtu fillon edhe Kosova kualifikueset.

Ndeshjet ‘play-off’ do të zhvillohen në datat 26-31 mars 2026.

Kur është Kupa e Botës?

Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City dhe do të përfundojë më 19 korrik në Neë Jersey.

Turneu i zgjeruar me 48 ekipe do të zgjasë me një rekord prej 39 ditësh.

Formati i ri do të ketë 12 grupe me katër ekipe dhe një raund të fundit me eliminim direkt për herë të parë./Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%