Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/03/2023
Më 12 maj, bëhet fiks një vit që nga aplikimi zyrtar i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Deri tashti, çështja e Kosovës nuk është futur në agjendën e këtij Këshilli. Ndërsa, Isuf Halimi, Drejtor në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku është edhe selia qendrore e Këshillit të Evropës, tha se “Kosova nuk është fare në agjendën e takimi të Ministrave të Këshillit të Evropës që do mbahet me 16 dhe 17 maj”.
Halimi, tha se si organizatë jo qeveritare, mundohen që ta shtyjnë çështjen e Kosovës përpara, për ta futur në agjendë. Sipas tij, deri tani kanë pasur mbi 80 takime me akterë të ndryshëm në sferën e lobimit në të mirë të Kosovës.
Por, Halimi në Klan Kosova, tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka një plan të veprimit, karshi futjes në agjendë”. Sipas tij, janë dy-tre persona që merren me këtë çështje në emër të Kosovës, por janë tejet të mbyllur dhe nuk tentojnë bashkëpunimin me akterët kosovar e shqiptar që gjenden atje, e sidomos me shoqërinë civile e cila ka një impakt të lartë.
Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri me dije se mediat franceze fare s’janë të interesuar për të raportuar mbi situatën e Kosovës dhe Ballkanit në raport me Europën. Ndërsa, shteti i Spanjës, mbetet më hezituesi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)