Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/09/2022
Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 10.5 miliardë lekëve [89.8 milionë euro] në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Kosova ka eksportuar 45 për qind më shumë mallra drejt Shqipërisë edhe në muajin gusht duke kapur vlerën 1.4 miliardë lekë [12 milionë euro], sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave në Shqipëri INSTAT.
Ndërkohë në muajin gusht, Shqipëria ka një rënie të eksporteve me 9.2 për qind më Kosovën krahasuar me gushtin e një vit më parë.
Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 6 për qind janë edhe Italia (49.1 për qind) dhe Gjermania (75.0 për qind).
Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (17.7 për qind).
Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 39.85 për qind janë edhe Italia (10.8 për qind), Turqia (34.6 për qind) dhe Greqia (33.8 për qind). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (16.2 për qind), Rusia (18.1 për qind) dhe Zvicra (13.7 për qind).
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)