Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Është arritur marrëveshja për targat në takimin e sotëm në Bruksel, mes Kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter.
Borrell ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Borrell ka thënë se Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me ëmërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve, që i bie mos shqiptimi i gjobave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për hapat e ardhshëm, ka thënë se do t’i ftoj palët në takim gjatë ditëve në vijim.
“Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës ndërsa Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Në ditët në vijim, do t’i ftoj të dy palët për t’i diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj Miroslav Lajçak dhe palët për punën e palodhshme”, ka shkruar Borrell.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)