play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje për njohjen e patent shoferëve

today04/12/2024

Background
share close

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patent shoferëve mes dy vendeve, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse.

Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, i cili sot u prit nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arave, Sheikh bin Zayed Al Nahyan.

Ai tha se me Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë ministritë.

“Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse.

Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës.

Falënderoj ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritën ta finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve e cila u nënshkrua sot”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%