play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Konjufca tregon pse abstenoi në votimin për Byronë Shtetërore

today14/07/2022

Background
share close

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar arsyen pse abstenoi në miratimin e Byrosë Shtetërore në lexim të parë në seancën e Kuvendit.

Konjufca tha se pasi ka lexuar opinionet e Komisionit të Venecias, ka vendosur të abstenojë derisa këto opinione të përfshihen në projektligj nga komisioni funksional i Kuvendit në leximin e dytë, raporton Gazeta Express.

“Qëndrimi im ka qenë ky, që pasi e kam dërguar për vlerësim këtë projektligj në Komisionin e Venecias i kam pritur opinionet e këtij komisioni shumë të rëndësishëm. Pasi i kam lexuar me vëmendje opinionet e këtij komisioni, kam konstatuar që meqë vetë jam bërë garant i dërgimit të këtij Projektligji në këtë Komision është edhe arsyeja pse kam abstenuar dhe kështu do të bëjë edhe sot sepse më duket shumë korrekte që pasi vet e kam dërguar të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga komisioni funksional. Në të njëtjën kohë jam fort i bindur që këtë punë mund ta kryejë komisioni funksional unë kam besim në komisionet e kuvendit të Kosovës. Komisioni që e trajton mendoj se ka aftësi me i përfshi opinionet e Komisionit të Venecias”, tha Konjufca.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%