play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

today21/06/2022

Background
share close

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka folur për vizitën e tij në Hagë, ku u takua më ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim.

Ai tha se ata janë mirë me shëndet dhe shumë të fortë me vullnet, por kanë shqetësime për disa shkelje që po bëhen nëpër procedura për të cilat nuk ka mekanizëm të ankesës.

“Unë vizitova zotëri Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, Haradinaj e Gucati për Sali Mustafën është më i veçantë. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe shumë të fortë me vullnet. Shqetësimi i tyre dhe mbrojtjes është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen nëpër procedura për të cilat nuk ka kurrfarë mekanizmi të ankesës. Kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk është në kontrollin e askujt. Aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së”, tha Konjufca.

“Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë’’, shtoi ai.

“Kjo gjykatë që nga themelimi ka qenë e njëanshme. Nuk e di por është e rëndësishme të jemi më afër me njëri tjetrin dhe ta kalojmë këtë sfidë. Ata kanë respekt për institucione dhe edhe ne duhet të jemi afër tyre sepse mendoj që larg qoftë aktakuza konfirmohet mendoj që nuk është çështje e dënimit të individëve por dëmtohet UÇK”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%