play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Komisioni për Punë të Jashtme: S’mund të ketë udhërrëfyes të ri, vizat duhet të hiqen

today30/06/2022

Background
share close

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komisioni për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës, përmes një deklarate të përbashkët, e kanë quajtur të dëmshëm tendencën që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të diskutohet jashtë vendimit të Komisionit Evropian të vitit 2018, ku është konkluduar se Kosova ka përmbushur kushtet dhe kriteret për heqjen e regjimit të vizave.

Më 27 qershor 2022 është mbajtur mbledhja e komisioneve ndërparlamentare “Politika e Zgjerimit të BE-së, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, e organizuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, në bashkëpunim me Njësinë e Dialogut Legjislativ të Drejtorisë për Marrëdhëniet me Parlamentet Kombëtare, ku përveç deputetëve të PE-së, morën pjesë edhe deputetë nga parlamentet kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE-së, por edhe të vendeve kandidate dhe atyre të kandidatëve potencialë.

Në këtë mbledhje, komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij deklaroi që Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, tha ai.

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian kundërshtojnë çfarëdo udhërrëfyesi, hapa shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët.

Për më tepër, deklarata e komisionarit të BE-së është në kundërthënie të plotë me raportin e fundit të publikuar të KE-së në vitin 2018, ku është ri-konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

“Shfrytëzojmë nga rasti që të paraqesim nevojën urgjente që të bëhet heqja e regjimit të vizave pa vonesë dhe që jemi të gatshëm të adresojmë çfarëdo pyetje që mund të ngritet drejt realizimit të shpejtë dhe urgjent të rekomandimit të KE-së të vitit 2018 për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si evropianët e vetëm që nuk e gëzojnë këtë të drejtë”, thuhet në komunikatë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%