play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

KOMF kërkon përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në dialogun për fillimin e mësimit

today15/09/2022

Background
share close

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, marrë shkas grevën në arsim dhe mungesën e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit prej tashmë dy javësh, ka dërguar drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkesën që në kuadër të dialogut të përfshihen të gjitha palët, sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët janë të dëmtuar drejtpërdrejtë nga ndërprerja e mësimit.

KOMF konsideron që qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar tek fëmijët.

“Një dialog me përfshirjen e fëmijëve, prindërve dhe të palëve të tjera, do të siguronte që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore përgjatë gjithë procesit”, thuhet në komunikatë.
KOMF propozon që në këtë dialog të përbashkët, Qeveria të përfshijë akterët si më poshtë:

Përfaqësues nga Qeveria e Republikës se Kosovës

Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit

Përfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës

Përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës

Përfaqësues nga Këshilli i Mësimdhënësve

Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shkollave dhe Kopshteve

Institucioni i Avokatit te Popullit

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

KOMF kërkon thirrjen e një takimi urgjent me përfshirjen e të gjitha palëve.

“Kjo përfshirje do të siguronte transparencë në bisedime, të dëgjohen shqetësimet e të gjitha palëve dhe të gjinden zgjidhjet më të mira e të qëndrueshme për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

KOMF konsideron që ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë mësim-nxënien e fëmijëve, do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e fëmijëve dhe do të zbehin autoritetin e shkollës si institucion i dijes”, thuhet ndër të tjera. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%