Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/11/2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë që po vazhdon diskriminimi i qytetarëve kosovarë në baza etnike duke përmendur ofertën për regjistrim të veturave me targa RKS me lehtësime financiare vetëm për qytetarët e veriut të vendit.
“MPB e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me të cilin fton qytetarët që deri me datën 1.12.2023 të regjistrojnë veturat me targat RKS, me lehtësira financiare (gratis) sipas një vendimi të qeverisë. Kjo ofertë gjeneroze, e motivuar politikisht dhe etnikisht thellësisht diskriminuese, e kundërligjshme dhe kundër të drejtave elementare të njeriut vlen vetëm për komunat e veriut, komunat e Asociacionit që kanë refuzuar targat RKS që nga përfundimi i luftës e deri më sot”, ka thënë KMLDNj në një komuniukatë.
KMLDNj-ja ka thënë që qeveria po diskriminon në baza etnike duke kërkuar nga ata që të reshtin së bëri këtë.
“KMDLNj –ë thërret qeverinë e Kosovës të ndërpresë me diskriminimin flagrant të të drejtave të njeriut në baza etnike dhe politike që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. KMDLNj –ë thërret qeverinë e Kosovës të fillojë me kompensimin e qytetarëve për dëmet që ua kanë shkaktuar përmes fryrjes së faturave të energjisë elektrike që nga përfundimi i luftës sikur që u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të drejtat e tyre t’i realizojnë individualisht përmes padive në gjykatat përkatëse duke kërkuar të kompensohen për mjetet e tjetërsuara kundërligjshëm nga qeveritë paraprake dhe kësaj që është në fuqi”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)