play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

KMDLNj-qytetarëve të Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi deri në qetësim të situatës

today14/06/2023

Background
share close

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë nëpër Serbia, derisa të qetësohet situata në veri të Kosovës.

“Së paku tre qytetarë të Kosovës janë arrestuar në pikën kufitare në Merdare nga policia e Serbisë, pa e ditur arysen e arrestimit. Sipas mediave, një familjar paska deklaruar se janë arrestuar vetëm se janë shqiptarë dhe se nuk janë arrestuar nga policia kufitare por se qenkan arrestuar nga njësitë policore të ardhura nga Beogradi. Nuk është dhe sigurisht nuk do të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë arrestuar dhe do të arrestohen gjatë udhëtimit nëpër Serbi, si rrugë për shtete të tjera ku jetojnë dhe punojnë. Këto arrestime shpeshtohen gjatë kohës së pushimeve, verore dhe dimërore dhe festave kur ardhja e bashkatdhetarëve është më e madhe, KMDLNj –ë disa herë ka reaguar për këto arrestime duke bërë thirrje publike që mos të udhëtohet përmes Serbisë aq më parë që ka mundësi të tjera për udhëtim siç janë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Qytetarët shqiptarë nga Kosova që po arrestohen në Serbi, shumica e tyre mbahen disa muaj në arrest dhe pasi paguajnë një shumë të madhe të parave lirohen për ta vazhduar rrugën. Paratë ua marrin disa avokatë sekserë që flasin në emër të prokurorisë dhe gjykatave të Serbisë, të cilat, sipas sekserëve kërkojnë para për t’i liruar. Sidomos gjatë pushimeve, qytetarët e Kosovës përballen me shumë probleme gjatë udhëtimit nëpër Serbi duke filluar nga vjedhja e gjësendeve nga automobili, gjobat e larta dhe të shpifura nga policia serbe e deri te arrestimi i tyre. Policët serbë dhe gjykatat e kanë të qartë se bashkatdhetarët tanë mund ta humbin vendin e punës në shtetet ku punojnë dhe jetojnë prandaj edhe paguajnë para për ta blerë lirimin ndonëse nuk kanë bërë asnjë vepër penale. Sipas informatave të KMDLNj-së, të arrestuarit në Merdare dërgohen në Burgun në Prokuple ku funksionon në mënyrë të përkryer skema e korrupsionit; avokatë, prokurori dhe gjykata. Të burgosurit shqiptarë kanë vizita të rregullta familjare që parashihen sipas rendit të entit mbajtës sikur që nuk kanë probleme me të dënuarit tjerë apo me stafin mbajtës”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj tha se pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, është vështirësuar edhe lëvizja e qytetarëve të Kosovës në dhe nëpër Serbi, gjë që përfundoi edhe me arrestimin e disa qytetarëve ditëve të fundit.

“Situata do të bëhet edhe më e rëndë për bashkatdhetarët pasi jemi në prag të fillimit të pushimeve verore dhe shumica e tyre e zgjedhin Serbinë si rrugë më e shkurtër për në Kosovë. KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë dhe të zgjedhin rrugë tjera alternative e që janë të qasshme deri në një qetësim të situatës që do ta garantonte lirinë e lëvizjes për të gjithë. Rruga përmes Serbisë duket më e shkurtër por pasojat janë afatgjata dhe të kushtueshme aq më parë që në mungesë të bashkëpunimit midis ministrisë së Drejtësisë së të Kosovës dhe Serbisë, rastet e arrestimeve, trajtimi dhe vet gjykimi po mbesin të pamonitoruara. Rasti eklatant është ai i Nezir Mehmetajt që më shumë se dy vite po mbahet i arrestuar në kohën që në letrën e dërguar ministrisë së Drejtësisë së Serbisë nga ministria e Drejtësisë së Kosovës, për rastet në fjalë, deri sot nuk ka asnjë përgjigje. Ndërkombëtarët, si ndërmjetësues kryesisht interesohen për arrestimin e serbëve në Kosovë apo shtetasve kosovarë të kombësisë serbe që ndalohen nga autoritetet e Serbisë. Jo në pak raste, ndërkombëtarët kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar përmes një presioni diplomatik që nënkupton se për shkak të oportunitetit politik nuk e kanë aspak problem t’i zbatojnë standardet e dyfishta”, lexon tutje komunikata e KMDLNj-së.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%