Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/01/2024
Shtëpia është e kompletuar për akomodim
Shtëpia më e vetmuar në botë ndodhet në ishullin e vogël të shkretë të Elidej, në jug të Islandës.
Një fëmijë katër vjeçar nga Strumica është në gjendje të rëndë pas një sulmi fizikNdalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë, Bislimi sqaron rregulloren e re të BQK-sëTrafiku Urban me rregulla të reja për ndarjen e ulëseve në autobusëTrajtimi me qeliza staminale – revolucion në mjekësi dhe sportDashtevski: Do të ishte mirë të kompletohet përbërja e KSHZ-së
Njëherë e një kohë, ishulli ishte i banuar, në të jetonin disa familje që merreshin me blegtori, por ato u larguan nga ishulli në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Mbeti vetëm një shtëpi e vetmuar, e cila, siç ndodh, u pasua nga shumë teori konspirative se e kujt është dhe kush jeton në të.
Sipas njërës prej këtyre teorive, e cila u transmetua nga mediat botërore, ajo u ble nga një miliarder i paidentifikuar në rast të një apokalipsi zombiesh, transmeton Telegrafi.
Teoria e dytë është se është blerë nga këngëtarja e njohur Bjork, ndërsa e vërteta është se përdoret nga kompanitë e gjuetisë për akomodim.
Ajo që është interesante është se nuk ka skelë, kështu që të shkosh në ishull është një lloj aventure, sepse duhet të dalësh në sipërfaqe me ndihmën e një litari ngjitjeje.
Shtëpia është e pajisur plotësisht për akomodim, kështu që gjuetarët mund të qëndrojnë atje për disa ditë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)