play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Kjo erëz e njohur e përdorur në ushqimin indian djeg vërtet yndyrën

today30/10/2023

Background
share close

Kardamoni përdoret shpesh në ushqime dhe pije të ëmbla dhe të shijshme në mbarë botën dhe është i popullarizuar për aromën dhe shijen e tij të veçantë

Për më tepër, ky përbërës gjendet edhe në disa përzierje erëzash, duke përfshirë garam masala dhe pluhur kerri, dhe shpesh përdoret si përbërës në ëmbëlsira, puding dhe biskota, veçanërisht në kuzhinën lindore.

Shkencëtarët në Institutin AgriLife A&M të Teksasit për Avancimin e Shëndetit nëpërmjet Bujqësisë kanë zbuluar se kjo erëz e njohur në kuzhinën indiane mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja për të humbur peshë.

Kardamomi mund të nxisë humbjen e yndyrës dhe të zvogëlojë inflamacionin, transmeton Telegrafi.

Studiuesit analizuan efektet e erëzës dhe zbuluan se ajo ndihmon në djegien e më shumë energjive dhe humbjen e yndyrës.

Këto gjetje sugjerojnë se shtimi i kardamonit në vakte mund të ndihmojë ata që vuajnë nga obeziteti.

Botuar në International Journal of Molecular Sciences, hulumtimi sugjeron gjithashtu se erëza mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit të shkallës së ulët që mund të çojë në probleme kronike shëndetësore, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe artriti.

Dr. Cisneros-Zevallos vlerësoi se të rriturit që peshojnë rreth 60 kg duhet të hanë të paktën 77 mg kardamom për të korrur përfitimet, që barazohet me afërsisht 8-10 bishtaja në ditë.

“Ekipi ynë zbuloi një mundësi të jashtëzakonshme për të përdorur kardamonin si një përmirësues të përgjithshëm të shëndetit. Farat e kardamonit, me këtë veçori të re, mund të përdoren në një sërë sektorësh, duke përfshirë sportin, ushqimet funksionale dhe suplementet ushqimore për të nxitur prodhimin e ushqimeve më të shëndetshme”, thekson Dr. Cisneros-Zevallos. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%