play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kim Kardashian krahasohet me Monica Belluccin për shkak të ballinës së Vogue

today30/06/2023

Background
share close

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është fytyra e kopertinës së edicionit italian të revistës Vogue për muajin korrik dhe për shkak të fotografive, shumëkush e krahason me Monica Bellucin.

Bukuroshja është fotografuar nga fotografi i modës Rafael Pavarotti, ndërsa për veshjet e saj është kujdesur Ibrahim Kamara.

Ky fotosesion – duke marrë parasysh imazhet bardh e zi, flokët, grimin dhe përshtypjen e përgjithshme – sjell në mendje aktoren italiane.

Duke pozuar me veshje të stilit ‘Old Hollywood’ me një fustan të zi të ngushtë dhe doreza të tejdukshme, Kim e vuri në plan të parë figurën e saj. Por, disa nga fotografitë tjera janë “fajtore” për krahasimin me Bellucin.

Estetika e plotë e këtij seti fotografik, nga veshjet e Dolce&Gabbana, makijazhi, modeli i flokëve, të gjitha ta kujtojnë stilin e Monicas.

Në intervistën për Vogue, Kardashian ka folur për stilin e saj të veshjes, marrëdhënien me fëmijët dhe ish-bashkëshortin, reperin Kanye West. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%