Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit në vend, pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.
Një lajm i tillë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.
Ndryshe, të gjithë deputetët e Listës Serbe e kanë dorëzuar të hënën mandatin e tyre edhe formalisht në Kuvnedin e Kosovës.
Ky largim i tyre, ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Ndryshe, të dielën qytetarët serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar, pasi të njëjtit kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)