Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar atë në regjimin tuaj ushqimor, por katër më të rëndësishmet janë:
Anti-inflamacion
Përmirëson tretjen
Shëndeti kardiovaskular
Zemra mund të përfitojë gjithashtu nga ngrënia e bronkolit. Sipas ‘The Journal of Agricultural and Food Chemistry’, kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihon parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës. Kjo substancë është e dobishme në parandalimin e nekrozës së shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të ulët me oksigjen. Gjithashtu brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që shoqërohet me reduktimin e presionit të lartë të gjakut.
Anti-kancer
Një tjetër veti e fuqishme e brokolit është aftësia për të luftuar kancerin. Sipas Fit Bugg, kjo perime është një burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izithiocyanate, të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancave që shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar që brokoli mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, kancerit të fshikëzës, kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe të gjirit.
Sipas American Journal of Clinical Nutrition, kjo perime ka shumë gjasa të parandalojë kancerin e zorrës së trashë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. Duhet të theksohet gjithashtu se brokoli duhet të gatuhet lehtë, për rreth tre deri në pesë minuta, në mënyrë që substancat e tij kancer-luftuese të mos shkatërrohen.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)