play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Këto 3 shenja të horoskopit i presin surpriza të mëdha gjatë muajit gusht

today27/07/2022

Background
share close

Gushti do të jetë një periudhë ndryshimesh pozitive, përvojash të bukura, eksperiencash që mund të ndryshojnë realitetin tonë.

Astrologët zbulojnë se këto tri shenja të zodiakut presin surprizat më të mëdha.

Gaforrja

Rrethana të ndryshme të paparashikuara e presin këtë shenjë emocionale. Ndryshimet që përjetoni mund t’ju nxisin drejt arritjeve të reja. Do të dëshironi të zgjoni talentet tuaja dhe të tregoni se çfarë jeni të aftë. Keni kaq shumë aktivitete dhe ngjarje që do t’ju largojnë nga mendimet pesimiste dhe negative. Fundi i gushtit ju sjell një nga surprizat më të bukura – një njohje të re.

Luani

Luanët presin suksesin më të madh në karrierën e tyre. Që në ditët e para të gushtit gjithçka fillon të zhvillohet dhe të qenit ambicioz më në fund kthehet në avantazh. Promovimi është i mundur, si dhe rritja e fluksit të parave. Kjo është një periudhë udhëtimi, lidhjeje me një shpirt binjak dhe marrëdhënie të mira familjare. Është shumë e mundur që gushti të ndriçojë gjithë vitin tuaj 2022.

Virgjëresha

Në fund të korrikut do të mbahet një event që do t’ju frymëzojë për arritje të reja. Dhe muajin tjetër do të përjetoni lumturi të vërtetë dhe energjia pozitive do të ketë një efekt pozitiv në marrëdhëniet me njerëzit.

Muaji gusht do të jetë me shumë fat për ju në të gjitha fushat e jetës suaj. Veçanërisht gjëra të bukura do të ndodhin kur bëhet fjalë për bashkësinë, energjinë e mirë dhe lidhjen me njerëz që e bëjnë jetën tuaj kaq magjike.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%