Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë të sektorit publik me koeficientin e ri.
Shërbyesit civil sot mbas orës 16:00 do të kuptojnë vlerën e saktë të pagës. Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficionetit që ishte 105 euro.
Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.
Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.
Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)