Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/02/2023
Qentë e trajnuar posaçërisht, të cilët kishin një rol aktiv në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye, shpëtuan shumë jetë nën rrënoja.
Qentë e trajnuar posaçërisht, të cilët kishin një rol aktiv në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye, shpëtuan shumë jetë nën rrënoja, raporton Anadolu.
Këto qen kanë provuar aftësitë e tyre pasi janë përzgjedhur që të vegjël dhe kanë kaluar një provim në çdo dy vite, ndërkohë që pas trajnimit ato mund të ndërmarrin detyra të tilla deri në moshën 10-vjeçare.
Që nga dita e parë e tërmetit në terren janë përfshirë dhjetëra qen të stërvitur të ekipeve kryesisht të organizatave të shoqërisë civile, AFAD, Komandës Speciale të Sigurisë Publike të Xhandarmërisë (JÖAK) si dhe të Ekipeve të Kërkim Shpëtimit të Policisë turke (PAK).
Në punimet e kërkim-shpëtimit kanë ardhur në mbështetje gjithsej 181 qen me hundë të ndjeshme shpëtues të jetës, përfshirë 104 nga 21 vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, 4 nga Koreja e Jugut, 4 nga Venezuela, 6 nga Portugalia, 5 nga Tajlanda, 5 nga Afrika e Jugut, 10 nga Ukraina, 5 nga Tajvani, 4 nga Kina, 22 nga Hungaria, 8 nga Polonia dhe 4 nga Libia.
Gjatë detyrës u plagosën disa nga qentë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e qindra njerëzve të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga dy tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.
Ndërsa qeni “Proteo” i ekipit të ardhur nga Meksika për mbështetje në Adıyaman, u sëmur gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe ngordhi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)