Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.
Tashmë KPK ka propozuar Isufajn për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës.
Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.
Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022./KP/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)